Sport

'Djajtë e Kuq' nuk dorëzohen, javën e ardhshme sulm total për De Jong…

Klubi anglez i Manchester United nuk heq dorë dhe ka besim se do të jetë në gjendje ta bindë mesfushorin e Barçës javën e ardhshme

13 Gusht 2022, 12:24 Nga DOSJA

'Djajtë e Kuq' nuk dorëzohen, javën e ardhshme sulm

ANGLI - Nuk është se Manchester United nuk është përpjekur. Skuadra angleze këmbëngul për Frenkie de Jong dhe javën e ardhshme, “Djajtë e Kuq” duan të bëjnë një ofensivë përfundimtare për të provuar të bindin holandezin, objektivin e tyre të madh për këtë sezon. 

Sipas medias holandeze 'De Telegraaf', e lidhur mirë me rrethin e lojtarit, United mban kontakte me De Jong, i cili, pavarësisht se ka thënë se dëshiron të vazhdojë te Barça, nuk ua ka mbyllur derën, duke krijuar shpresë te “Djajtë e Kuq”. Për më tepër, në Angli theksohet gjithashtu se javën e ardhshme mund të ketë edhe një takim ballë për ballë mes Erik ten Hag dhe vetë Frenkie De Jong. Ish-trajneri i Ajax-it e njeh shumë mirë Frenkin, i cili e respekton veçanërisht që nga koha e tij si ish “Harkëtar”. 

United është i gatshëm të bëjë gjithçka për mesfushorin e ‘blaugranas’, aq më tepër duke e ditur se edhe Chelsea e dëshiron atë. “Djajtë” janë të gatshëm të bëjnë ofertën më të mire, si për Barçën ashtu edhe për vetë lojtarin. Nuk do të jetë për para. Në aspektin sportiv do të jetë diçka më e komplikuar, sepse United  nuk luan në Champions League. Sigurisht që te Manchester United duan ta bindin De Jong se ai do të jetë boshti i projektit të ri, të një prej klubeve më të mëdha në botë, pavarësisht se tani ai nuk po kalon momentin më të mirë sportiv.

Ndërkohë, Gary Neville, një ish-lojtar i United beson, se pas kaq shumë përpjekjesh, nëse “Djajtë e Kuq” nuk nënshkruajnë me De Jong, ata do të bëjnë budallallëk. “Nëse United nuk nënshkruan me De Jong, është e turpshme, por nëse ai shkon te Chelsea, është e tmerrshme,”- ka thenë ai.

'Djajtë e Kuq' nuk dorëzohen, javën e ardhshme sulm

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll