Sport

Trajneri Ancelotti paralajmëron lamtumirën pas Real Madridit: Do të tërhiqem nga pankina...

Trajneri i shquar italian, në një intervistë për “Il Messaggero” ka konfirmuar se pas ‘los blancos’ nuk do të vazhdojë të stërvisë më

13 Gusht 2022, 12:46 Nga DOSJA
Trajneri Ancelotti paralajmëron lamtumirën pas Real Madridit: Do
Carlo Ancelotti

SPANJE - Pas Real Madridit nuk do të ketë më episode futbolli në jetën e Carlo Ancelottit. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri në një intervistë që ka dhënë për “Il Messaggero”, ku e ka bërë të qartë, se pas largimit nga ‘los blancos’ do të kishte shumë kuptim t'i jepte fund karrierës si trajner. 

“Kjo fazë në Madrid do të mbyllë karrierën time. Pas përfundimit të kontratës me ‘los blancos’ do të tërhiqem. Real Madridi është maja e futbollit. Ka kuptim t'i japim fund karrierës pas kësaj eksperience,”- ka deklaruar ai.

Ngjashmëritë mes Madridit dhe Milanit? “Nëse flasim për trofe, ‘los blancos’ dhe Milani janë skuadrat me të cilat ndihem më i lidhur. Real Madridi është në një nivel shumë të lartë dhe jo vetëm teknik. Është një ekip serioz, me lojtarë të përulur: edhe yjet i kanë këmbët në tokë. Grupin e menaxhojnë Modric, Casemiro dhe Benzema, më me përvojë. Cilësia është e padiskutueshme, por jo vetëm ajo nuk do të mjaftonte. Njeriu është themelor, dhe ky te Madridi është unik”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll