Sport

‘L'Équipe’: Ja pse Cristiano nominohet për ‘Topin e Artë’, ndërsa Messi jo?...

Mediumi francez vlerëson kontributin e të dyve gjatë sezonit të kaluar

13 Gusht 2022, 11:18 Nga DOSJA

‘L'Équipe’: Ja pse Cristiano nominohet për

FRANCE - Njoftimi i fundit për pesë të nominuarit për ‘Topin e Artë’ 2022 e konfirmoi:  Leo Messi, për herë të parë që nga viti 2006, është jashtë luftës për një çmim që e ka fituar shtatë herë. Ai nuk është, për ‘France Football’, as në mesin e 30 futbollistëve më të mirë të sezonit të kaluar dhe nuk do të garojë për të ngritur trofeun e tij të tetë në ceremoninë gala që do të mbahet më 17 tetor.

Një vendim ky, që ka ngritur flluska dhe që ka detyruar ‘L'Équipe’ të shpjegojë pse argjentinasi ka mbetur jashtë një liste kaq të gjatë, ndërsa ‘armiku’ i tij kryesor prej një dekade e gjysmë, Cristiano Ronaldo, ka arritur të shkruajë emrin e tij në të.

"Një sakrilegj? Një ngjarje, në çdo rast,"- thotë ‘L'Équipe’ për mungesën e sulmuesit të PSG-së, megjithëse rendit arsyet dhe numrat që kanë lënë jashtë fituesin e dy edicioneve  të fundit të gara për çmimin. “Modifikimi i kritereve të “Topit të Artë” është arsyeja e parë që përjashton argjentinasin, pasi ecuria e Leos nuk ka qenë ashtu siç pritej për kohën që është gjykuar.

Ata arsyetojnë, se viti i tij i parë në Paris nuk ishte i mirë, duke diskutuar tensionin me Pochettino  dhe formën e tij të dobët, për ta etiketuar sezonin e tij premierë, si "viti i parë në Paris i shënuar nga zhgënjimi". 

‘L'Équipe’: Ja pse Cristiano nominohet për

Në të njëjtin artikull, L'Équipe shpjegon, pasi shpjegon mungesën e Messit, edhe praninë e Cristiano Ronaldos në listën e përmendur prej 30 të nominuarve për “Topin e Artë”. 18 paraqitje radhazi mes kandidatëve, 11 më shumë se sfiduesi i tij (tani) i parë, Kevin de Bruyne, me shtatë. Po pse është Ronaldo në mesin e të zgjedhurve?

Për “L'Équipe”, arsyet janë disa. Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivelin e ekipit kombëtar, shënoi gjashtë gola në fazën e grupeve të Champions League për t'u kualifikuar me Manchester United në raundin e 16-të dhe e përfundoi sezonin me 32 gola në 49 ndeshje në të gjitha garat. Arritje më se të mjaftueshme për të vazhduar në elitën e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll