Sport

TRUKIM APO NEGLIZHENCË? Episodi i ndodhur në Holandë bën xhiron e botës, lojtari i Ajax prek topin me dorë me vetëdije

Një moment i çuditshmë ka ndodhur në futbollin holandez. Në takimin Roda-Jong Ajax, përballje për javën e dytë të Eerste Divisie, mbrojtësi i Jong Ajax, Kik Pierie kapi topin me dorë në zonën e tij, duke shkaktuar një penallti të pakuptimtë.

13 Gusht 2022, 14:58 Nga DOSJA

TRUKIM APO NEGLIZHENCË? Episodi i ndodhur në Holandë bën

HOLANDË- Një moment i çuditshmë ka ndodhur në futbollin holandez. Në takimin Roda-Jong Ajax, përballje për javën e dytë të Eerste Divisie, mbrojtësi i Jong Ajax, Kik Pierie kapi topin me dorë në zonën e tij, duke shkaktuar një penallti të pakuptimtë.

Në minutën e 67’, portieri Kremers i pasoi topin mbrojtësit dhe ky i fundit e mori me dorë për ta rregulluar në zonën e tij për të nisur lojën më pas.Për këtë arsye gjyqtari akordoi menjëherë një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Vente. Në përfundim të takimit mbrojtësi do të shprehej: "Mendova se në një moment ishte një faull dhe duhej të bënim një goditje dënimi.

Në atë moment e rrëmbeva topin në duar. Ndodhi, do të doja shumë ta ktheja, por fatkeqësisht kjo nuk është e mundur. Sa keq që ishte vendimtare."Për shkak të gabimit të Pierie, ndeshja mes Roda JC dhe Jong Ajax përfundoi 1-0.

E.Ç (Dosja.al)

ajax holande kik pierie

Sondazh

Poll