Sport

Guardiola: “Unë nuk fle me Haaland”!...

Trajneri katalanas bëri shaka, kur u pyet sërish për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland, të cilin ai e vlerëson si shënuesin më të mirë për moshën e tij të re.

13 Gusht 2022, 11:35 Nga DOSJA
Guardiola: “Unë nuk fle me Haaland”!...

ANGLI - Erling Haaland është në krye të Premier League, pasi në ndeshjen debutuese me Manchester City, shënoi dy gola ndaj West Hamit, duke ngjallur lëvdata të mëdha. 

Si në të gjitha konferencat për shtyp, edhe ajo e mëparshme kundër Bournemouth, nuk mund të ishte ndryshe, dhe Pep Guardiola u pyet përsëri për presionin që norvegjezi duhej të përballonte.  "Unë nuk fle me Haaland! Unë nuk jetoj me të, nuk e di si e trajton ai këtë",- u përgjigj me shaka trajneri katalanas përpara se të shtonte, se "me sa shoh në stërvitje, ai ishte i qetë pas ndeshjes kundër West Ham.

Megjithatë, Guardiola donte të forconte Haaland dhe e bëri të qartë se "ai është një sulmues i nivelit të lartë dhe, nëse vendosni emrat e sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave në moshën e tij për sa i përket golave, ai është më i miri. Por ai është ende i ri. Unë do ta inkurajoj atë të jetë një lojtar më i mirë, një golashënues më i mirë dhe të mendojë se 'sot duhet të jetë më i mirë se dje'. Kur kjo të ndodhë, ai i ka aftësitë për të qenë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll