Sport

"Një klub si Juventus nuk mund të kënaqet me aq", fjalët e De Ligt si 'shigjetë' ndaj Bonuccit, holandezi shpjegon arsyen

"Një klub si Juventus nuk mund të kënaqet me dy vende të katërta radhazi".Këto janë fjalët e De Ligt që nuk i kanë pëlqyer Leonardo Bonuccit

13 Gusht 2022, 14:30 Nga DOSJA

"Një klub si Juventus nuk mund të kënaqet me aq",

ITALI- "Një klub si Juventus nuk mund të kënaqet me dy vende të katërta radhazi".Këto janë fjalët e De Ligt që nuk i kanë pëlqyer Leonardo Bonuccit, duke deklaruar se ish-shoku i skuadrës kishte mosrespektuar skuadrën. Në një intervistë për De Telegraaf, holandezi u përgjigj: "Nuk ishte një sulm ndaj Juventusit. Aspak! Unë gjithmonë do të kem respektin maksimal për këtë klub. Thjesht thashë atë që mendoja se një klub i atij prestigji nuk mund të të kënaqet me dy vende të katërta radhazi."

Mbrojtësi, tani te Bayern Munich, foli më pas për përvojën e tij te Juventus: "Nuk do ta harroj kurrë sesi ish-shokët e mi të skuadrës më kanë ndihmuar në rritjen time si lojtar dhe si person. Në vitin tim të fundit, me Van Gaal dhe Allegri për herën e parë në karrierën time, kisha dy trajnerë që nuk më përfshinin në formacion. Te Juventus mësova se duhet të mbështetesh vetëm te vetja".

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bonucci

Sondazh

Poll