Sport

Me 100 milionët e levës së katërt, Barcelona federon gjashtë nga blerjet e reja. Merkato ende nuk është mbyllur për katalanët...

Kessié, Lewandowski, Raphina dhe Christensen, siç raporton “AS”, janë regjistruar rregullisht në La Liga dhe do të mund të debutojnë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano. I vetmi që mungon, ende i pa regjistruar, është qendërmbrojtësi Jule Koundé

13 Gusht 2022, 10:28 Nga DOSJA

Me 100 milionët e levës së katërt, Barcelona federon

SPANJE - Tekniku i Xavi do të ketë në dispozicion të gjitha të rejat, ose pothuajse. Në fakt, Barcelona, ​pasi aktivizoi levën e katërt dhe grumbulloi 100 milionë shtesë, mundi të regjistrojë gjashtë nga shtatë nënshkrimet e reja këtë sezon, duke përfshirë Dembelé dhe Sergi Roberto që kanë nënshkruar kontrata të reja. Kessié, Lewandowski, Raphina dhe Christensen.

Siç raporton “AS”, ata janë regjistruar rregullisht në La Liga dhe do të mund të debutojnë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano. I vetmi që mungon, ende i pa regjistruar është qendërmbrojtësi Jule Koundé i cili, megjithatë, nuk është ende në kushtet më të mira fizike, pas operacionit të kryer dhe për këtë arsye ka mbetur jashtë skuadrës.

Barcelona ka aktivizuar levën e katërt financiare me shitjen e 24.5% të Barça Studios tek Orpheus Media, një kompani e menaxhuar nga Jaume Roures, për një vlerë prej  100 milionë euro. Shitja e një pjese tjetër të madhe të kompanisë që krijon përmbajtjet multimediale të klubit ishte një goditje e vërtetë në krah. 

Në këtë mënyrë, ‘blaugranët’ ishin në gjendje të regjistronin katër nga pesë lojtarët e blerë, plus dy rinovimet e kontratës, për debutimin e La Ligës të së shtunës kundër Rayo Vallecano në ‘Camp Nou’. Përjashtohet vetëm Koundé, por për të nënshkruar me francezin, Barça do të duhet të lirojë sërish pagën. Mbrojtësi i mbërritur i fundit i shtohet listës së “gjërave për të bërë” bashkë me objektivat e radhës, sipas “AS”.

Në fakt, lëvizjet e ardhshme të Barçës do të jenë shitja e Frenkie de Jong, Sergiño Dest dhe Memphis Depay, për të blerë Bernardo Silva, Marcos Alonso dhe një mbrojtës të djathtë, që mund të jetë Héctor Bellerín. Marcos Alonso madje mund të prezantohet në fillim të javës së ardhshme dhe të debutojë të dielën kundër Real Sociedad në Anoeta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll