Sport

E FUNDIT/ Katari mer vendim mbi alkolin gjatë Kupës së Botës, zbulohet lajmi i Reuters

Nuk ka alkool në stadiumet e Katarit gjatë Kupës së Botës 2022. Sipas lajmeve nga Reuters, shitja e birrës do të lejohet jashtë stadiumeve vetëm para dhe pas disa ndeshjeve

8 Korrik 2022, 13:44 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Katari mer vendim mbi alkolin gjatë Kupës së
Foto Ilustruese

KATAR- Nuk ka alkool në stadiumet e Katarit gjatë Kupës së Botës 2022. Sipas lajmeve nga Reuters, shitja e birrës do të lejohet jashtë stadiumeve vetëm para dhe pas disa ndeshjeve.

“Planet janë ende duke u finalizuar, por për momentin situata është që tifozët do të mund të pinë birrë para se të hyjnë në stadium dhe pasi të dalin nga impianit”.Kupa e Botës 2022 do të jetë edicioni i parë në një vend mysliman me kontrolle të rrepta të alkoolit, gjë që përbën një sfidë për organizatorët e një eventi që shpesh lidhet me pijen dhe sponsorizohet nga markat botërore të birrës.

Një situatë e ngjashme ndodhi në Kupën e Botës 2014, kur Brazili hoqi ndalimin e alkoolit në stadiume, pas presionit të FIFA-s.Vizitorët do të mund të blejnë alkool vetëm në disa hotele dhe klube të licencuara, ku një litër birrë mund të kushtojë 18 dollarë, ndërsa çmimi i birrës brenda zonës së tifozëve dhe pranë stadiumit ende nuk është rënë dakord.

E.Ç (Dosja.al)

katar kupa e botes

Sondazh

Poll