Sport

Nadal tërhiqet nga ‘Wimbledoni’: “Nuk ka kuptim të luaj me këto dhimbje”! Kyrgios në finale...

Tenisti spanjol, i fituesi i ‘Australian Open’ dhe ‘Ronald Garros’, sheh kështu ëndrrën e Grand Slam-it të zhduket. Koha jashtë garave e pa përcaktuar

8 Korrik 2022, 07:25 Nga DOSJA
Nadal tërhiqet nga ‘Wimbledoni’: “Nuk ka kuptim të

ANGLI - Rafael Nadal njofton tërheqjen e tij nga ‘Wimbledon’. Spanjolli, pas çerekfinales heroike të fituar ndaj Fritz, vendosi të ndërpresë garën për shkak të dëmtimit në bark: "Kam një këputje muskulore, - janë fjalët e tij. - Kam menduar gjithë ditën për vendimin për të marrë, por mendoj se nuk ka kuptim të vazhdoj”. 

Nadal, fituesi i ‘Australian Open’ dhe ‘Ronald Garros’, sheh kështu ëndrrën e Grand Slam-it të zhduket, ndërsa Nick Kyrgios, i cili do të ishte kundërshtari i tij në gjysmëfinale, tashmë është i sigurt se do të luajë për në finale.

"Unë jam shumë i trishtuar, megjithatë, ndërsa dëmtimi përparon, situata vetëm mund të përkeqësohet, - shpjegoi ai në konference. - Nuk mund të bëj lëvizjen normale të shërbimit, nuk jam në gjendje të futem në fushë. Unë kam për të respektuar veten, nuk dua të luaj pa qenë 100% konkurrues për të fituar turneun.

Gjithashtu, në këtë pikë të karrierës sime, të përpiqesh shumë, është shumë e rrezikshme, nuk mund të rrezikoj aq shumë dhe të qëndroj dy ose tre muaj jashtë i turneve. Grand Slam? Nuk mendoj vërtet për këtë, tani luaj për të qenë i lumtur, të fitojmë sa më shumë dhe kaq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll