Sport

F1/ I mbijetoi aksidentit më makinën e përmbysur, flet piloti i Alfa Romeos: Ja çfarë më shpëtoi jetën

Zhou Guanyu, piloti që pësoi aksidentin e madh në Çmimin e Madh të Britanisë të së dielës së kaluar, ka thënë se e ka të vështirë të besojë se i mbijetoi incidentit

8 Korrik 2022, 12:44 Nga DOSJA
 
F1/ I mbijetoi aksidentit më makinën e përmbysur, flet piloti i
Zhou Guanyu

ANGLI- Zhou Guanyu, piloti që pësoi aksidentin e madh në Çmimin e Madh të Britanisë të së dielës së kaluar, ka thënë se e ka të vështirë të besojë se i mbijetoi incidentit. Duke folur për atë që ndodhi në Silverstone për herë të parë, Zhou pranoi se kishte frikë se makina e tij do të merrte flakë ndërsa ai ishte i bllokuar në barrierat mbrojtëse.

23-vjeçari, i cili është piloti i parë kinez në Formula 1, po fliste në përgatitjen e Çmimit të Madh të Austrisë të kësaj fundjave në Red Bull Ring dhe tregoi dinamikën e aksidentit.

“Mbaj mend gjithçka. Nuk e dija se ku isha sepse isha me kokë poshtë dhe gjëja tjetër që ndjeva ishte një lëng. Nuk isha i sigurt nëse ishte gjak, apo benzina e makinës, kështu që thjesht u përpoqa të fikja motorin. E dija nëse do të vinte një zjarr do të ishte e vështirë të dilja.  

“Jetën ma shpëtoi sistemi “halo”, ajo mbrojtëse që kemi mbi kokë. Kjo tregon së tëgjitha sforcot që ka bërë FIA dhe Formula 1 për sigurinë në pistë, për t’i bërë makinat sa më të sigurta. Tani jam më mirë dhe do të jem këtë fundjavë në pistën e Austrisë. Mezi pres të garoj sërish”, tha Zhou.

E.Ç (Dosja.al)

zhou guanyu formula 1

Sondazh

Poll