Sport

Senegal, Mane zbulon prapaskenën: “Bëjmë një kontratë, nëse humbas jetën është faji i…”

Sadio Mane është lojtar i Bayern Munich, pasi u largua nga Liverpool në fund të 6 sezoneve plot gola dhe trofe

8 Korrik 2022, 12:44 Nga DOSJA
Senegal, Mane zbulon prapaskenën: “Bëjmë një
Sadio Mane

SENEGAL- Sadio Mane është lojtar i Bayern Munich, pasi u largua nga Liverpool në fund të 6 sezoneve plot gola dhe trofe. Një transfertë e dëshiruar shumë nga sulmuesi 30-vjeçar senegalez, një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së tij që triumfoi në Kupën e fundit të Afrikës. Dhe pikërisht në lidhje me kompeticionin që fitoi në fillim të këtij viti, Mané ka treguar së fundmi një prapaskenë që tregon se sa i lidhur është ai me ngjyrat e vendit të tij.

Ish-sulmuesi i Salzburg dhe Southampton zbuloi se gjatë kompeticionit të zhvilluar në Kamerun ai kërkoi të firmoste një kontratë për të marrë përgjegjësinë në rast vdekjeje.

“Kur u dëmtova kundër Cape Verde, pata një tronditje, Liverpool bëri presion mbi federatën dhe i shkroi FIFA-s, duke thënë se duhej të pushoja të paktën pesë ditë dhe të humbisja çerekfinalet. Dhe mjekët gjithashtu duhej të ndiqnin këtë rregull. Kur më thanë, thirra trajnerin dhe i thashë ‘mjekët nuk duan që unë të luaj, por duhet të jem mes titullarëve’. Dhe çështja ka shkuar më lart.

“Thirra presidentin e federatës për një takim, isha gati të jepja jetën. Thashë të bëj një kontratë, përgjegjësia është e imja, do të nënshkruaj menjëherë. Nëse vdes, duhet të thonë se ishte faji im dhe i askujt tjetër.” Por ata më thanë ‘Sadio, nuk mund të luash’ dhe unë u përgjigja ‘jo jo, kjo nuk bëhet fjalë’.

Ishte natë vonë, të gjithë ishin në panik, unë i thashë: ‘Trajner e di se edhe ju keni frikë gjithashtu, shkruani një letër që thotë se zgjodha të luaja në rast se vdes ose më ndodh diçka’.

“Në fund nuk firmosa asgjë sepse ata thanë se nuk ishte e mundur, kështu që ne ramë dakord të bënim analiza në ditën e ndeshjes. Nuk kishte asgjë, munda të luaja dhe falë Zotit gjithçka shkoi mirë”. Dhe për kontratën në rast vdekjeje… nuk u bë.

E.Ç (Dosja.al)

sadio mane

Sondazh

Poll