Sport

Ish-trajneri: “Frenkie dëshiron të qëndrojë dhe Memphis është lojtar i Barcelonës”

Ronald Koeman ka folur për situatën e ish-lojtarëve të tij holandezë te skuadra katalane, pasi të dy përfliten se kanë mundësi të largohen nga klubi këtë verë.

8 Korrik 2022, 11:57 Nga DOSJA

Ish-trajneri: “Frenkie dëshiron të qëndrojë dhe

SPANJE - Ronald Koeman prezantoi këtë të premte ‘Kupën Koeman’, një turne bamirësie golfi, edicioni i dytë i të cilit do të luhet në mjediset e golfit të Barcelonës, ndaj dhe trajneri foli për situatën e ish-lojtarëve të tij, Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

De Jong dhe Memphis e kanë të ardhmen e tyre në ajër te Barça, por  Koeman e bëri të qartë se mesfushori nuk ka ndërmend të ndryshojë pamje, pavarësisht informacioneve që e çojnë herë te Manchester United dhe here te Chelsea, ndërkohë që sipas tij, sulmuesi është një lojtar i vlefshëm për Barçën, gjë që ai e shfaqi edhe në vitin e tij të parë në “Camp Nou”. 

"Kam shumë kontakte me Frenkie dhe me Memphis. E di situatën e Frenkie dhe ai tashmë ka thënë se dëshiron të qëndrojë. Synimi i tij është të vazhdojë te Barça. Është e vetmja gjë që di për situatën e tij,"- tha Koeman , i cili. më vonë analizoi edhe rastin Memphis Depay.

"Memphis erdhi vitin e kaluar, ai erdhi falas nga Lyon dhe ka dëshmuar se është një lojtar i madh. Unë mendoj se ai është një lojtar i nevojshëm për Barcelonën. Varet nga mendimi i Xavi nëse dëshiron që ai të vazhdojë apo jo, por për mua Memphis është i padiskutueshëm dhe ai është lojtar i Barçës”,- shtoi Koeman, i cili e vlerëson shumë sulmuesin për kontributin e tij në sukseset me skuadrën holandeze.

Ish-trajneri: “Frenkie dëshiron të qëndrojë dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll