Sport

Rrezikonin burgun për korrupsion dhe mashtrim, merret vendimi final për Blatter dhe Platini

Gjykata Penale Federale e Bellinzonës shpalli të pafajshëm ish-presidentin e FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini, duke i liruar nga akuza e mashtrimit

8 Korrik 2022, 12:20 Nga DOSJA
Rrezikonin burgun për korrupsion dhe mashtrim, merret vendimi final
Joseph Blatter

ZVICËR-Gjykata Penale Federale e Bellinzonës shpalli të pafajshëm ish-presidentin e FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini, duke i liruar nga akuza e mashtrimit, e duke vendosur për të dy njohjen e dëmshpërblimit.

Prokurori i Konfederatës helvetike kishte kërkuar, për të dy, një dënim prej një viti e tetë muajsh me kusht, në lidhje me mashtrimin e pretenduar ndaj FIFA-s për një pagesë prej dy milionë frangash që i ishte dhënë Platinisë në vitin 2011 dhe që ishte konsideruar i pajustifikuar.

Platini ishte akuzuar për mashtrim si dhe falsifikim të dokumenteve. Blatter, nga ana tjetër, akuzohej për mashtrim, përvetësim të mundshëm dhe si pasojë menaxhim dashakeq dhe falsifikim dokumentesh.

PLATINI: “DREJTËSI PAS SHTATË VITESH GËNJESHTRASH E MANIPULIMESH”

“Pas vendimit të gjyqtarëve të gjykatës së Bellinzonës këtë mëngjes, desha të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi që drejtësia më në fund u vendos pas shtatë vite gënjeshtrash dhe manipulimesh – tha Platini në një deklaratë –. E vërteta doli në dritë. Lufta ime është një luftë kundër padrejtësisë. Kam fituar ndeshjen e parë. Në këtë rast ka fajtorë që nuk u paraqitën gjatë këtij gjyqi.

Unë nuk do të dorëzohem dhe do të shkoj deri në fund në kërkimin tim për të vërtetën. Të kalosh nga një legjendë e futbollit botëror në një djall është shumë e vështirë për tu pranuar, veçanërisht kur bëhet në një mënyrë krejtësisht të padrejtë”.

E.Ç (Dosja.al)

platini blatter

Sondazh

Poll