Sport

Napoli i fiksuar pas yllit kuqezi Armando Broja, në Itali zbulojnë ‘skenarët’…

Sulmuesi shqiptar është piketuar që në muajin mars. Kusht është largimi i nigerianit Osimhen. Edhe vetë sulmuesi kuqezi i ka “shkelur syrin” Napolit, duke dhënë pëlqimin e tij për një transferim të mundshëm, gjithnjë nëse Chelsea nuk e përfshin në planet për sezonin e ri.

8 Korrik 2022, 11:28 Nga DOSJA

Napoli i fiksuar pas yllit kuqezi Armando Broja, në Itali zbulojnë

ITALI - Napoli bëhet gati të nis sezonin e ri. Pas dy ditëve të testeve fizike dhe mjekësore, ekipi zbret në fushë nën urdhrat e Spallettit dhe stafit të tij. ‘Azzurrët’ kanë qëndruar pasivë në këtë merkato vere, të paktën deri më tani, pasi merkato në hyrje lidhet ngushtë me shitjen apo jo të Victor Osimhen.

Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, Osimhen mund të largohet gjatë verës, pasi klube si Bayern Munich dhe Manchester United e ndjekin nga pranë. Sulmuesi nigerian shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit, por edhe i Cristiano Ronaldos.

Napoli i fiksuar pas yllit kuqezi Armando Broja, në Itali zbulojnë

Gjithnjë sipas Pedulla, Napoli e ka piketuar Armando Brojën që në mesin e muajit mars. Edhe vetë sulmuesi kuqezi i ka “shkelur syrin” Napolit, duke dhënë pëlqimin e tij për një transferim të mundshëm, gjithnjë nëse Chelsea nuk e përfshin në planet për sezonin të ti.

Mediat e tjera italiane kanë një tjetër version. Ikën apo jo Osimhen, Broja do të mbetet sërish prioritet, pasi shihet si zëvendësuesi i Petagnba që kërkohet nga Monza apo si zëvendësuesi i Dries Mertens.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll