Sport

Di Maria në ‘JMedical’: më shumë se 200 fansa për ta pritur. Pasdite firma…

Pas përfundimit të kontrollit mjekësor është planifikuar nënshkrimi i kontratës vjetore, me një pagë shtatë milionë euro

8 Korrik 2022, 13:34 Nga DOSJA

Di Maria në ‘JMedical’: më shumë se 200 fansa

ITALI - Në orën 8:50 të mëngjesit Angel Di Maria mbërriti në ‘JMedical’ për të filluar ekzaminimet e zakonshme mjekësore me Juventusin. Argjentinasi, i cili zbarkoi mbrëmë në Torino, u mirëprit nga më shumë se dyqind tifozë të cilët e brohorisnin. 

Atje argjentinasi kaloi disa minuta për selfie dhe autografe. Pas kontrolleve mjekësore pritet nënshkrimi në Continassa. 

Ish-sulmuesi i PSG-së, si lojtar i lirë do të nënshkruajë një kontratë me bardhezinjtë për një vit, me një pagë shtatë milionë euro. Asnjë opsion nuk është parashikuar për rinovim me sulmuesin e destinuar të rikthehet në Argjentinë te Rosario Central.

Di Maria në ‘JMedical’: më shumë se 200 fansa

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll