Sport

VIDEO/ Djokovic thith diçka të dyshimtë, gjatë ndeshjeve në ‘Wimbledon’

Tenisti serb Novak Djokovic kërkoi udhëzime nga stafi i tij teknik, në momentin që kishte shishen në duar

8 Korrik 2022, 11:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Djokovic thith diçka të dyshimtë, gjatë ndeshjeve

ANGLI - Novak Djokovic ka qenë gjithmonë i njohur për metodat e tij joortodokse dhe një shembull është dieta që ai përdor. Por tani, ka pasur një rast shumë të çuditshëm në ‘Wimbledon’, kur ai thithi diçka nga një shishe e veçantë në një cep të fushës. Menjëherë filluan spekulimet për përmbajtjen Brenda të shishes plastike.

Në vend që të pijë thjesht nga shishja, siç bën çdo lojtar tenisi gjatë pushimeve, Djokovic duket se thith përmbajtjen e shishes, në mënyrë të veçantë gjatë një pushimi në aksionin e betejës së tij çerekfinale me Jannik Sinner.

Përpara se ta bënte këtë, Djokovic bëri gjeste në drejtim të ekipin e tij teknik dhe duket se mori miratimin nga ata për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa është e paqartë se çfarë përmban shishja, dihet se Djokovic është një nga disa lojtarë të tenisit që merr suplemente energjie të papërziera dhe pluhura izotonike gjatë ndeshjeve të tij.

VIDEO/ Djokovic thith diçka të dyshimtë, gjatë ndeshjeve

“Nuk do të kishit ndonjë përfitim po ta bëni atë në mes të ndeshjes, por jam i sigurt se kjo është izotonike,- tha një burim për Telegrafin. - Unë imagjinoj se është e keqe në fyt. Është e çuditshme, por kjo është ajo që ata po bëjnë."

Djokovic u përball me një shqyrtim të ngjashëm në ‘Australian Open’ dy vjet më parë, kur ai piu përmbajtjen e një shishe uji në një mënyrë të ngjashme. Herën e fundit, megjithatë, ai përdori një pip, gjë që e bënte të dukej si ujë ose pije tjetër.

Kur u pyet në lidhje me të në atë kohë, Djokovic reflektoi: "Lëngjet ishin ilaçe magjike që mjeku im fizik i përgatit në laborator. Kjo është gjithçka që mund të them."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll