Sport

Nga Miami në Torino, Pogba nga avionic ka një mesazh për tifozët e Juventusit: Shihemi së…

Është një Pogba rrezatues që shfaqet në rrjetet sociale në fluturimin që e çon nga Miami në Torino.

8 Korrik 2022, 13:29 Nga DOSJA
Nga Miami në Torino, Pogba nga avionic ka një mesazh për
Paul Pogba

ITALI- Është një Pogba rrezatues që shfaqet në rrjetet sociale në fluturimin që e çon nga Miami në Torino. Mesfushori francez buzëqesh dhe shpreh gjithë lumturinë për eksperiencën e tij të dytë te Juventus. ‘Oktapodi’ mezi pret të fillojë dhe ka zbuluar fluturimin privat nga Miami në Torino.

Pogba, me tuta bardh e zi, ka veshur një fashë të zezë dhe e kompletuar me hashtagun PogAlmostBack u dërgon ndjekësve një mesazh: “Është koha”. Më pas shikon dritaren dhe vazhdon: “Shihemi së shpejti”, më pas shpërthen në një të qeshur të madhe.

Në ditën e prezantimit të Angel Di Marias, pritshmëria për ardhjen e Pogba-s rritet orë pas ore në Torino. Për tifozët e Juventusit, kjo e premte, 8 korrik 2022 është një ditë shumë e veçantë.

E.Ç (Dosja.al)

pogba

Sondazh

Poll