Sport

Presidenti Laporta: “Kemi bërë një ofertë për Lewandowskin, presim përgjigje”

Kreu i Barcelonës ka konfirmuar se klubi katalanas është pozicionuar zyrtarisht për të nënshkruar me sulmuesin polak të e Bayern Munich

8 Korrik 2022, 07:39 Nga DOSJA
Presidenti Laporta: “Kemi bërë një ofertë për

SPANJE - Gjatë prezantimit të qendërmbrojtësit danez Andreas Christiansen të enjten, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se klubi i tij kishte kontaktuar qartë me Bayern Munich për transferimin e sulmuesit polak Robert Lewandowski: “Ne kemi bërë një ofertë për lojtarin, ne jemi në pritje të përgjigjes, do të shohim nëse është pozitive”,- tha Laporta.

“Falënderojmë lojtarin për të gjitha deklaratat që ka bërë për të treguar se dëshiron të vijë në Barcelonë”,- ka shtuar lideri ‘blaugrana’. Laporta nuk specifikoi shumën e ofertës dhe hodhi poshtë disa zëra se klubi gjerman, i kujdesshëm për situatën ekonomike të Barcelonës, donte që klubi katalanas të paguante për transferimin në vend.

“Nuk e besoj, besoj se është informacion i gabuar dhe ishte shaka, nuk vjen kjo nga Bayerni”,- rrëshqiti Laporta. Në fund të qershorit, shtypi gjerman tregoi se Barcelona kishte ofruar 40 milion € plus 5 milion € në bonus për të marrë qendërsulmuesin polak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll