Sport

VIDEO/ Megan Rapinoe i bën homazhe Brittney Griner në Shtëpinë e Bardhë

E pranishme në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të marrë "Medaljen e Lirisë", ylli i kombëtares amerikane, bëri një nderim të matur për basketbollisten e arrestuar në Rusi.

8 Korrik 2022, 07:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Megan Rapinoe i bën homazhe Brittney Griner në

SHBA - Megan Rapinoe ishte në Shtëpinë e Bardhë të enjten, së bashku me një duzinë personalitetesh të tjera. Ylli i kombëtares amerikane të futbollit për femra është dekoruar nga Joe Biden me “Medaljen e Lirisë”, nderimi më i lartë civil amerikan, për luftën e saj për pagesë të barabartë midis grave dhe burrave.

VIDEO/ Megan Rapinoe i bën homazhe Brittney Griner në

Ajo përfitoi nga rasti për të nderuar bashkatdhetaren e saj, basketbollisten Brittney Griner, duke veshur një kostum të bardhë të stolisur me një lule dhe inicialet “BG”. Griner është i burgosur që nga shkurti në Rusi dhe tani është në gjyq për trafik droge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll