Sport

Manchester United nuk shpejton, Chelsea futet fuqishëm në garë për De Jong...

Ëndrra e ‘bluve’ të Londrës do të ishte të ribashkonte holandezin me shokun e tij të skuadrës Matthijs De Ligt, kur të dy së bashku luanin te Ajax-i në ‘epokën’ e Ten Hag.

8 Korrik 2022, 07:06 Nga DOSJA
Manchester United nuk shpejton, Chelsea futet fuqishëm në garë

ANGLI - Zvarritja e gjatë midis Barcelona-Manchester United për Frenkie De Jong nuk ka pasur implikime pozitive ditët e fundit. Sipas medias spanjolle ‘Relevo’, ka qenë Chelsea, skuadra që do të ishte gati të hynte fuqishëm në negociata dhe të rrëmbejë mesfushorin holandez nga Barcelona. 

Ëndrra e ‘bluve’ të Londrës do të ishte të ribashkonte holandezin me shokun e tij të skuadrës Matthijs De Ligt, kur të dy së bashku luanin te Ajax-i në ‘epokën’ e Ten Hag. Dhe në negociatat me ‘blaugranë’-t, Chelsea ka edhe dy asa në mëngët e tyre për të luajtur: Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso, dy lojtarë të deklaruar të klubit të Laportas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll