Sport

VIDEO/ Angel Di Maria mbërriti në Torino për të firmosur me Juventusin

Pas përfundimit të kontratës me PSG-në, Angel Di Maria do të vazhdojë karrierën te bardhezinjtë e Torinos. Argjentinasi pas testeve mjekësore do të nënshkruajë kontratën

8 Korrik 2022, 07:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Angel Di Maria mbërriti në Torino për të firmosur me

ITALI - Pas shtatë sezonesh në PSG, ku fitoi jo më pak se tetëmbëdhjetë trofe, përfshirë pesë tituj të ligës, argjentinasi Angel Di Maria do të vazhdojë karrierën e tij te Juventusi. 

Anësori 34-vjeçar i majtë, i cili kishte përfunduar kontratën me kryeqytetasit e Parisit, zbarkoi në Torino mbrëmjen e së enjtes. Juventusi, përpara se sulmuesi argjentinas të bëjë testet mjekësore të premten dhe të nënshkruajë kontratën e tij, publikoi videon e mbërritjes së tij. 

Shtypi italian flet për një kontratë njëvjeçare për një pagë prej shtatë milionë eurosh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll