Sport

Nuk do të udhëtojë me skuadrën në turneun e Azisë, Ronaldo i shkakton dëm financiar Man.United

“Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në turneun që Manchester United ka planifikuar nga java e ardhshme në Azi dhe Australi”

7 Korrik 2022, 23:03 Nga DOSJA

Nuk do të udhëtojë me skuadrën në turneun e Azisë,

ANGLI- “Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në turneun që Manchester United ka planifikuar nga java e ardhshme në Azi dhe Australi”. Sky Sports UK jep lajmin e bujshëm. Një indicie që shërben si një tjetër provë e marrëdhënies së keqe mes klubit dhe asit portugez.

Mungesa e Ronaldos në turneun parasezonal përkthehet edhe në dëme financiare, pasi do të ndikojë në shitjen e biletave dhe bluzave. Ronaldo ishte përzgjedhur si posteri i turneut të Man. United dhe ndikim gjithashtu do të ketë në pjesëmarrje pasi mungesa e tij do të zhgënjejë fansat e shumtë të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ambiciet e 37-vjeçarit për të treguar vlerat e tij në nivele të larta e kanë detyruar atë të ndërmarrë këtë zgjidhje, pasi Ronaldo dëshiron që në sezonin e ri të luajë përsëri në Champions League dhe të sigurojë trofe të tjerë deri në mbyllje të karrierës.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll