Huliganët polakë nuk ndryshojnë kurrë, përplasen me policinë, ndërpritet dueli i Conference League
Tifozët e Gdansk POLONI-Duhet të ishte një festë futbolli, por nuk rezultoi kështu. Ndeshja mes Lechia Gdańsk dhe Akademia Pandev ...
Dritan Mehmeti padyshim ka qenë i lumtur për fitoren e Partizanit ndaj Saburtalos
GJEORGJI- Dritan Mehmeti padyshim ka qenë i lumtur për fitoren e Partizanit ndaj Saburtalos. Por trajneri i të kuqve është shprehur pas ndeshjes së Conference League se skuadra e tij kishte punë për të bërë që të mbyllte kualifikimin në ndeshjen e kthimit, siç shpjegoi në fjalët për “Oversport” pas sfidës.
"Mendoj se duhet të rrimë me këmbë në tokë. Asgjë nuk ka përfunduar. I gjithë problemi që kemi pasur ka qenë ajo që kemi shprehur gjithmonë, që skuadra kundërshtare ka ritmin e lojës. Zbritëm pak poshtë në pjesën e dytë për mungesë alternativash. Në dy momente me Skukën dhe Cvetanovskin dolëm para portës. Dolëm në fund dhe u futëm pak në panik dhe skuadra duhet të ketë më shumë zotërim topi dhe personalitet që janë gjërat për t’u rregulluar.
Qetësia duhet të transmetohet te lojtarët, jam unë ai që mbaj përgjegjësi, jam unë kryesori dhe duhet të jem ai që transmeton qetësi te skuadra dhe ata ma shpërblejnë me këtë impenjim që kanë. Kam vetëm falënderim për çunat dhe duhet të punojmë bashkërisht që t’ia dalim.
Rastet e humbura? Normalisht jo vetëm altruizmi por duhet të theksoj që Xhulio dhe Tedi e kanë natyrën e tillë, kur vijnë në ato pozicione nuk mendojnë shumë për të shërbyer. Nuk e kuptojnë pozicionin. Janë shumë çuna të mirë në karakter, por duhet të rriten shumë më tepër se ky është momenti ku duhet të bëjnë diferencën.
Ka disa momente kur kemi humbur disa topa për panik dhe sidomos kur ne jemi superiorë duhet të jemi në zotërim topin, ndoshta ndikuan edhe emocionet, por duhet të jemi me këmbë në tokë se asgjë nuk ka mbaruar." Përfundoi Mehmeti.
E.Ç (Dosja.al)
Tifozët e Gdansk POLONI-Duhet të ishte një festë futbolli, por nuk rezultoi kështu. Ndeshja mes Lechia Gdańsk dhe Akademia Pandev ...
Valmir Nafiu SHKUP- Shkëndija e ka nisur mbarë aventurën europiane në Conference League. Kuqezinjtë arritën që të m...
ELBASAN- Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të Conference League mes Laçit dhe Iskra-s. Takimi zhvilluar në 'Elbasan Arena' përf...
Tedi Cara GJEORGJI- Partizani fiton ndeshjen e parë të Conference League ndaj Saburtalos. Takimi zhvilluar në Gori përfundoi me shifrat...
Gattuso SPANJË- Gattuso nis përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën e Valencias. Nisja zyrtare e aventurës së tij të re...
Foto Ilustruese EUROPË- FIFPro, organizata sindikale që mbron të drejtat e mbi 65,000 futbollistëve profesionistë në mbar&eum...
Lee Seung-woo KOREJA E JUGUT- Për të gjithë ai ishte Messi korean, një kampion i vërtetë i destinuar për një të...
ITALI - Qendërmbrojtësi holandez i bardhezinjve ka tre rrugë, prej të cilave duhet të zgjedhë vetëm një: Juventus, Bayer...
ITALI - Arturo Vidal është gati të bëhet lojtar i ri i Flamengos. Mesfushori kilian ka zbarkuar dje në Rio de Zhaneiro d...
FRANCE - Pas largimit të trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino, për momental çështje është te largimi i Neymar, të pak...