Sport

"Mos shkoni në këto kampionate"! Sindikata e futbollistëve nxjerr 7 kampionatet në 'listën e zezë', tre janë nga Ballkani

FIFPro, organizata sindikale që mbron të drejtat e mbi 65,000 futbollistëve profesionistë në mbarë botën, ka publikuar një listë të kampionateve në të cilat lojtarët do të bënin mirë të mos shkonin

7 Korrik 2022, 17:13 Nga DOSJA
"Mos shkoni në këto kampionate"! Sindikata e
Foto Ilustruese

EUROPË- FIFPro, organizata sindikale që mbron të drejtat e mbi 65,000 futbollistëve profesionistë në mbarë botën, ka publikuar një listë të kampionateve në të cilat lojtarët do të bënin mirë të mos shkonin për shkak të shkeljeve të vazhdueshme dhe sistematike kontraktuale. Në listën e zezë bie në sy prania e tre kampionateve europiane.

Kina, Arabia Saudite, Algjeria dhe Libia. Por gjithashtu, dhe mbi të gjitha Turqia, Rumania dhe Greqia (Super League 2). Këto janë vendet në listën e zezë të hartuar nga FIFPro për të lëshuar një paralajmërim për ata lojtarë që po shqyrtojnë një transferim në ato kampionate: "FIFPro lëshon një njoftim transferimi që këshillon futbollistët profesionistë të mos firmosin për klubet në Algjeri, Kinë, Greqi (Super League 2), Libia, Rumania, Arabia Saudite dhe Turqia për shkak të shkeljeve sistematike dhe të përhapura kontraktuale në ato vende”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga organizata.

Konkretisht, FIFPro shpjegoi arsyet: “Në Rumani dhe Turqi, shkeljet kontraktuale nga shumë klube, duke përfshirë mospagesën e pagave, mbeten një problem i gjatë dhe i përsëritur. Numri i lartë i klubeve në Rumani që nisin procedurat e falimentimit vazhdon të ketë pasoja të rënda për lojtarët, duke i shtyrë ata në procedura të pafundme falimentimi me pak ose aspak mundësi për të marrë ndonjë dëmshpërblim.” Këshilla që duhen mbajtur parasysh për shumë italianë, futbollistë dhe trajnerë, që luajnë mbi të gjitha në kampionatin turk.

“Në ligën e dytë të Greqisë – thuhet në njoftimin e FIFPro – klubet shpesh mbyllen pa plotësuar borxhet e tyre. Mospagesa e pagave është gjithashtu një problem i përsëritur për lojtarët edhe në Algjeri, Kinë dhe Arabinë Saudite”. Rast i veçantë dhe i rrezikshëm, Libia: “Sa i përket Libisë, FIFPro është gjithnjë e më i shqetësuar për numrin në rritje të lojtarëve të huaj të bllokuar në vend, sepse klubet refuzojnë të japin dokumentacionin përkatës për t'u larguar”.

E.Ç (Dosja.al)

fifpro

Sondazh

Poll