Sport

Nadal dëmton muskujt e barkut: "Nuk e di nëse do të mund të luaj kundër Kyrgios"

Tenisti i njohur spanjol nevojë për ndihmë pasi pësoi një dëmtim në bark gjatë ndeshjes së tij në ‘Wimbledon’ kundër Taylor Fritz. “Kam nevojë për informacionin e saktë që do të më japin testet,”- është shprehur ai pas ndeshjes

7 Korrik 2022, 11:26 Nga DOSJA

Nadal dëmton muskujt e barkut: "Nuk e di nëse do të mund

SPANJE - Rafa Nadal mposhti Taylor Fritz-in në pesë sete të dhimbshme (3-6, 7-5, 3-6, 7-5 dhe 7-6) në një ndeshje që zgjati 4 orë e 20 minuta, por spanjoli ishte afër largimit nga fusha për shkak të problemeve me muskujt e barkut.

Spanjolli, i cili kërkoi praninë e fizioterapistit në fund të setit të parë, u rikuperua pjesërisht për të mposhtur Fritz-in dhe për t'u kualifikuar në gjysmëfinalen e  Wimbledonit, ku do të duhet të luajë kundër Nick Kyrgios.

"Trupi është në rregull, por ka diçka që nuk shkon me barkun. Nga 3-1 në setin e parë, sa herë që shërbeja, më duket sikur më goditnin me kamxhik. Mendova se nuk do ta përfundoja dot ndeshjen. Është e vërtetë që edhe babai edhe motra ime më kërkuan që ta ndërprisja ndeshjen. Por energjia e fushës më ka ndihmuar, ndaj faleminderit për këtë. Nuk është e lehtë të tërhiqesh nga një çerekfinale në Wimbledon”, shpjegoi Rafa pas garës.

Nadal dëmton muskujt e barkut: "Nuk e di nëse do të mund

Në përfundim të ndeshjes kundër Fritz dhe i pyetur se si do të luajë fizikisht ndaj  Kyrgios, tenisti spanjol u shpreh i qartë: “Nuk e di, kam nevojë për informacionin e saktë që do të më japin testet dhe unë duhet të dëgjoj specialistët. Nëse do ta kisha vendosur, nuk do të isha këtu. Unë jam këtu sepse nuk kam marrë një vendim. Është një vendim për lojtarin, por edhe për ekipin," pranoi Rafa Nadal.

Nadal dëmton muskujt e barkut: "Nuk e di nëse do të mund

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll