Sport

Interesi i Chelseas për Cristiano Ronaldon nuk është vetëm një ‘bllof’ tregu…

Todd Boehly, pronari i ri i 'bluve' të Londrës, shpreson t'i japë një goditje tregut, duke synuar ndërtimin e një skuadre kompetitive

7 Korrik 2022, 11:05 Nga DOSJA

Interesi i Chelseas për Cristiano Ronaldon nuk është vetëm

ANGLI - Interesi i Chelseas për Cristiano Ronaldon nuk është një thashethem. Është e vërtetë dhe shkon shumë përtej ofertës së Jorge Mendes, i cili ka trokitur në disa 'dyer' në kërkim të një ekipi pjesëmarrës në Champions që plotëson kërkesat e 'klientit' të tij më të mirë. Ai e ka bërë këtë me Real Madridin, Bayernin, PSG-në... edhe Atleticon! Është folur edhe për një rikthim romantik te Sporting CP.

Megjithatë, siç ka mësuar ‘MARCA’, skuadra që po mendon seriozisht për nënshkrimin e CR7 është Chelsea. Stafi i ri i lartë i ‘bluve’ të Londrës, me Todd Boehly në krye, po punon kundër orës. Ka shumë punë për të bërë... dhe pasuesi i Roman Abramovich nuk dëshiron që nënshkrimi i tij i parë të jetë 'kushdo'.

Boehly kërkon të prezantohet në klub me një 'operacion fin'. Ai synon të japë një goditje efektive dhe në këtë linjë, objektiv është nënshkrimi i mundshëm i Cristianos. Ardhja e tij, në nivel mediatik, do të ishte shumë më e lartë se ajo e lojtarëve të tjerë, që janë në orbitën 'blu': De Ligt (Juventus), Aké (City), Raphinha (Leeds) dhe madje edhe Raheem Sterling (City).

Interesi i Chelseas për Cristiano Ronaldon nuk është vetëm

Chelsea ka nevojë për një ‘flamur’ për t'u kapur dhe kush do të jetë më mirë se Ronaldo. Gjithçka duket në rregull. Megjithatë, operacioni nuk është lehtësisht i realizueshëm. “Blutë” nuk kanë paraqitur ende ndonjë ofertë të fortë dhe Manchester United nuk është i hapur në biznes, të paktën publikisht, pra të shesë lojtarin e tij ekskluziv.

Cristiano dëshiron të largohet. Për më tepër, ai është i gatshëm të heqë dorë nga statusi i tij si lojtari më i paguar në Premier, ai fiton rreth 30 milionë në vit dhe të pranojë një ulje të konsiderueshme pagash. Kushti i vetëm i tij është pjesëmarrja në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll