Sport

Ndeshje luksi, ‘El Classico’ në Las Vegas, bileta më e lirë kushtonte 200 euro!...

Biletat janë mbaruar prej ditësh. Kjo është ‘El Classico’ e dytë, që do të luhet jashtë Spanjës. E para ishte në Miami në vitin 2017, një duel që përfundoi 2-3 për Barcelonën dhe që u trajtua si një Super Bowl.

7 Korrik 2022, 10:36 Nga DOSJA

Ndeshje luksi, ‘El Classico’ në Las Vegas, bileta më e

SPANJE - ‘El Classico’ e Las Vegasit, më 23 korrik do të luhet në orën lokale 20:00, që konvertohet me orën 5:00 të së dielës së 24 korrikut në Spanjë. Kjo do të jetë ndeshja e parë parasezonale e Real Madridit dhe e dyta për Barcelonën, e cila nis turneun e saj në Shtetet e Bashkuara në Miami më 20 korrik, kundër Inter Miami të David Beckham.

Real Madrid-Barcelona do të luhet në stadiumin ‘Allegiant’ në Las Vegas, një nga stadiumet më moderne në botë dhe që ndodhet pranë Strip në qytetin e kazinove. Një festë luksoze, për të cilën nuk kanë mbetur bileta që prej dhjetë ditësh, pavarësisht se më e lira ishte 200 euro.

Kjo do të jetë ‘El Classico’-ja e dytë, që do të luhet jashtë Spanjës. E para ishte në Miami në vitin 2017, një duel që përfundoi 2-3 për Barcelonën dhe që u trajtua si një Super Bowl, për shkak të numrit të ngjarjeve që organizoheshin në qytet gjatë gjithë javës dhe ditën e ndeshjes.

Real Madridi do të luajë edhe dy ndeshje të tjera në Shtetet e Bashkuara, kundër skuadrës meksikane Amerika dhe Juventusit. Të mërkurën e datës 27, në orën 04:30 me orën europiane, djemtë e Ancelottit do të luajnë kundër ekipit meksikan në ‘Oracle Park’ në San Francisko.

Skuadra ‘los blancos’ e Ancelottit do të mbyllë pjesëmarrjen në turneun e ‘Soccer Champions Tour’, duke u përballur me Juventusin në stadiumin ‘Rose Bowl’ në Los Angeles të dielën, më 31 korrik, në orën 04:00 të kontinentit të vjetër.

Ndeshje luksi, ‘El Classico’ në Las Vegas, bileta më e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll