Sport

VIDEO/ Amerikani i mërzitur, por i sinqertë, Fritz: "Pas ndeshjes doja të qaja, ishte..."

Taylor Fritz, i frustruar nga humbja e tij ndaj spanjolit të njohur Nadal, një ndeshje që zgjati 4 orë e 20 minuta në turneun Grand Slam të Wimbledonit

7 Korrik 2022, 07:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Amerikani i mërzitur, por i sinqertë, Fritz: "Pas ndeshjes

ANGLI - Amerikani Taylor Fritz deklaroi, se humbja ndaj Rafael Nadal në ‘Wimbledon’ të mërkurën ishte më e vështira në karrierën e tij dhe se pas ndeshjes ai donte të qante.

Amerikani humbi një avantazh prej dy setesh ndaj një Nadali të dëmtuar në muskujt e barkut dhe i cili nuk mundi të shërbente normalisht për pjesën më të madhe të 4 orëve e 20 minutave që zgjati ndeshja.

"Jam shumë i sigurt se kjo është humbja më e keqe në karrierën time, sepse pas ndeshjes u ula dhe doja të qaja. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë pas një ndeshjeje. Nuk jam ndjerë kurrë se mund të qaja pas një humbjeje,"- u shpreh Fritz në konferencën për shtyp.

"Vetëm me këtë ju mund të krijoni një ide, se pse kjo humbje dhemb më shumë se çdo tjetër që kam pasur,"- shtoi Fritz, i cili humbi në super ‘tajbreaker’ në setin e pestë dhe u eliminua në prag të gjysmëfinales së tij të parë në një Grand Slam.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll