Sport

Takimi i parë Kessiè-Xavi, si ‘memecë’: ish-milanisti nuk flet spanjisht, trajneri e mirëpret në italisht (VD)

Mosnjohja e gjuhës spanjole e ka bërë disi të vështirë takimin midis lojtarit nga Bregu i Fildishtë dhe trajnerit të katalanasve për shkak të komunikimit...

7 Korrik 2022, 06:37 Nga DOSJA

Takimi i parë Kessiè-Xavi, si ‘memecë’:

SPANJE - Ditën e prezantimit, Frank Kessiè takoi edhe trajnerin e tij të ri te Barcelona, ​​ish-mesfushorin Xavi Hernandez, i cili e takoi në selinë e klubit ‘blaugrana’, siç tregohet në një video të shpërndarë nga rrjetet sociale të katalanasve. 

Eshtë një takim mjaft i shkurtër dhe “i ndërlikuar”, duke pasur parasysh pengesën gjuhësore mes të dyve. Kessiè, në fakt, zbuloi se nuk flet ende spanjisht dhe kështu Xavi e mirëpriti në italisht, duke shkëmbyer fjalët e para me mesfushorin e tij të ri në gjuhën e vendit ku Kessiè është bërë top.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll