Sport

Monza 'troket' sërish në dyert e Interit, Galliani nis bisedimet për sulmuesin zikaltër

Pas Sensit dhe Ranochias, Monza 'troket' sërish në dyert e Interit.

6 Korrik 2022, 22:43 Nga DOSJA
Monza 'troket' sërish në dyert e Interit, Galliani nis
Adriano Galliani

ITALI- Pas Sensit dhe Ranochias, Monza 'troket' sërish në dyert e Interit. Skuadra nga Brianza dëshiron një sulmues me peshë dhe emri që ka përfunduar në bllokun e Gallianit, është ai i boshnjakut Edin Dzeko.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me Interin, por hapësirat te zikaltrit janë mbyllur me afrimin e Romelu Lukakut, ndaj Galliani po provon ta bindë, duke i ofruar të njëjtën pagë, por të ndarë në dy sezonet e ardhshme.

Te Interi janë gati të heqin dorë nga boshnjaku, edhe pa marrë asgjë në këmbim, ndërsa tani u takon drejtuesve të Monzës që të bindin Dzekon, duke i ofruar një rol titullari në skuadër.

E.Ç (Dosja.al)

monza dzeko

Sondazh

Poll