Politike

Rama ka ditëlindjen, homologu holandez, Mark Rutte: Është kënaqësi që e kam këtu

Urimi i Rutte erdhi gjatë konferencës së përbashkët për mediat që dy kryeministrat po mbanin në Amsterdam, ndërsa Rama e pranoi urimin me të qeshura.

4 Korrik 2022, 19:09 Nga k.m.
Rama ka ditëlindjen, homologu holandez, Mark Rutte: Është
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ditën e tij të lindjes, në 58-vjetorin e tij. Urimi i Rutte erdhi gjatë konferencës së përbashkët për mediat që dy kryeministrat po mbanin në Amsterdam, ndërsa Rama e pranoi urimin me të qeshura. Duke zbuluar se më pas do të konsumonte një darkë me Rutten.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Mark Rutte: Është kënaqësi që e kam këtu Edi Ramën, e kam mik të mirë, e njoh prej vitesh. Kënaqësi që e kemi këtu për ditëlindjen e tij. Urime dhe edhe shumë vite të mira.

Edi Rama: Faleminderit është dhuratë e vërtetë të jem këtu. Pres me padurim darkën me Markun, ka më pak vite, por është më i mënçur.

edi rama ne holande edi rama mark rutte

Sondazh

Poll