Politike

VD-Salianji: Ish-ministrit Xhafaj s'iu hetua pasuria, Geronin do e denoncoja miliona herë nëse do kisha mundësi

Ai shtoi edhe se ish-ministrit nuk i është hetuar pasuria pavarësisht se ishte vëllai i një subjekti të Operacionit Forca e Ligjit. 

4 Korrik 2022, 14:31 Nga F.M
VD-Salianji: Ish-ministrit Xhafaj s'iu hetua pasuria, Geronin do e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se denoncimin publik ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj do ta bënte edhe miliona herë të tjera po të mundte. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se do të përballej me të do tu qëndronte të gjitha akuzave. Ai shtoi edhe se ish-ministrit nuk i është hetuar pasuria pavarësisht se ishte vëllai i një subjekti të Operacionit Forca e Ligjit. 

Pjesë nga konferenca:

Ervin Salianji: Një personazh që edhe sot i ka marrë paratë nga qeveria siç doli në përgjime, ishte i kënaqur me burgun, me paratë, tani është dënuar për gjëra të tjera, për vjedhje. Një person tjetër i njohur si Agron Hyseni, nuk u kuptua pse ishte apo si, u dërguan dhe ekspertë. Ditën pas denoncimit të bërë nga selia e Partisë Demokratike, vëllai i ish-ministrit të brendshëm nuk u kap, por u morën me mua dhe me gazetarin.

A i qëndroni ju dhe PD të gjitha akuzave që keni bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit.

Ervin Salianji: Jo vetëm që i qëndrojmë, por Krimet e Rënda në atë kohë provuan që qëndrojnë. Atë herë në atë periudhë nuk ishte ligji i barabartë për të gjithë, por unë kam marrë shkresat zyrtare. Nuk ka ende një hetim pasuror për Fatmir Xhafajn, si vëllai i subjektit të OFL. Edhe 1 milionë herë të më jepej rasti, do e denoncoja sërish.

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

ervin salianji

Sondazh

Poll