Politike

VIDEO/ Rama ka ditëlindjen, suprizohet nga zv/Presidenti i Hagës, s'e lënë ta tregojë dhuratën (MISTER)

Dhuratën që i bëri Gevorgian, Rama ka preferuar të mos e zbulojë. Në momentin që ai e nxjerr nga pakoja, kryeministri e fut sërish brenda.

4 Korrik 2022, 14:37 Nga e.k
VIDEO/ Rama ka ditëlindjen, suprizohet nga zv/Presidenti i Hagës,
Edi Rama dhe Kirill Gevorgian

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë të veçantë sot nga zv/Presidentin i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kirill Gevorgian gjatë takimit që zhvilloi me këtë të fundit në selinë e Gjykatës në Hagë. Kryeministri Rama i dhuroi në mënyrë simbolike helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar ndërsa Gevorgian i dha atij dy dhurata të mbështjella në dy pako.

PJESË NGA BISEDA:

Kirill Gevorgian: Shkëlqesi kryeministër, shumë i kënaqur që jeni këtu... Ju lutem uluni këtu! Kjo është një dhuratë nga gjykata jonë është një libër
Edi Rama: Kjo është diçka për zyrën tuaj, kjo është helmëta e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, i cili i rezistoi perandorisë osmane për shumë vite dhe u emërtua atleti i Krishtit.
Kirill Gevorgian: Është ditëlindja jote sot apo jo?
Edi Rama: Po
Kirill Gevorgian: Unë vendosa të jap këtë vendim të 1935 dhe sapo është krijuar, ky është dhe tituli.
Edi Rama: Faleminderit shumë, e vlerësoj.

Ndërsa, dhuratën që i bëri Gevorgian, Rama ka preferuar të mos e zbulojë. Në momentin që ai e nxjerr nga pakoja, kryeministri e fut sërish brenda. Rama ndodhet në një vizirtë zyrtare në Hagë teksa feston sot dhe 58 vjetorin e lindjës ku dhe suprizua me një dhuratë të cilën e priti me një buzëqeshje.

 

edi rama hage gjykata e hages

Sondazh

Poll