Politike

Vendimi- Kuvendi do mblidhet më 24 korrik për betimin e Presidentit të ri, Bajram Begaj

Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve, e cila në mbledhjen e kësaj të hënë kanë vendosur datën për thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare.

4 Korrik 2022, 16:15 Nga k.m.
Vendimi- Kuvendi do mblidhet më 24 korrik për betimin e Presidentit
Foto ilustruese

TIRANË- Më datë 24 Korrik, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të posaçme plenare për të zhvilluar betimin e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve, e cila në mbledhjen e kësaj të hënë kanë vendosur datën për thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare.

Ish-gjeneralmajori i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj u votua më datën 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit, me 78 vota pro, 4 kuadër dhe 1 abstenim. Zgjedhja e tij u bë në raundin e katër, pas tre herë dështime në negociata mes palëve. 

Po atë ditë, pas seancës plenare të 24 korrikut, presidenti i ri Bajram Begaj do t’i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtarisht të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ku do ta presë paraardhësi i tij në detyrë, Ilir Meta.

Meta u zgjodh President më 28 prill 2017 dhe mandati i përfundon më datë 24 Korrik të këtij viti, ndërsa pas përfundimit të mandatit ka premtuar se do të rikthehet në jetën aktive politike, në opozitë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. 

bajram begaj betohet bajram begaj

Sondazh

Poll