Politike

MASHTRIMI/ Kryemadhi paralajmëron: Prisni kur Rama të shkarkojë ndonjë ministër, Xhaçka përshembull...

E ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Kryemadhi gjithashtu mori si shembull shkarkimin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

4 Korrik 2022, 18:36 Nga I.A,K.M
MASHTRIMI/ Kryemadhi paralajmëron: Prisni kur Rama të shkarkojë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se Edi Rama mund të shkarkojë ndonjë ministër për të hequr vëmendjen. E ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Kryemadhi gjithashtu mori si shembull shkarkimin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

"Dolëm ne me inceneratorët në mars, nxorri patronazhistët për të larguar vëmendjen. Mos u çudisni kur të largojë ndonjë ministër tani...Mos bën viktimë Olta Xhaçkën për të larguar vëmendjen? Tentoi të bëjë krim, ia dhanë statusin e investitorit burrit, më mirë le ta marrë ai se të vjedhin kartat. Mos u çudit të bëjë kovë pusi siç bëri ministrin dhe Bllakon," tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll