Politike

Çështja e detit, Rama shkon në Hagë: Të zgjidhet në bazë të parimeve

Po ashtu Rama, i cili është takuar me zëvendës Presidentin, Kirill Gevorgian, tha se të dyja vendet po punojnë për t'i qëndruar angazhimit për ta çuar paka këtë çështje.

4 Korrik 2022, 18:35 Nga I.A
Çështja e detit, Rama shkon në Hagë: Të zgjidhet
Edi Rama në Hage

HAGË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar Gjykatën e Hagës diten e sotme, ku është dërguar çështja e detit me Greqinë. Gjatë vizitës së tij, Rama u shpreh se dërgimi i çështjes me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare është në interes të të dyja palëve, duke theksuar se ende nuk ka një marrëveshje konkrete. Po ashtu Rama, i cili është takuar me zëvendës Presidentin, Kirill Gevorgian, tha se të dyja vendet po punojnë për t'i qëndruar angazhimit për ta çuar paka këtë çështje.

“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim”, tha kryeministri.

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që ta dërgojnë marrëveshjen për ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike në Hagë. Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero është shprehur se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Kjo marrëveshje është cilësuar edhe si një mesazh për Ankaranë zyrtare, që të gjitha ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë.

edi rama ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama ne holande

Sondazh

Poll