Politike

VD-I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij, Salianji: S'ftova njeri se s'po shkoja në dasmë

Ai tha se i falenderon të gjithë ata që kanë shkuar ta mbështesin politikisht. 

4 Korrik 2022, 14:34 Nga F.M
VD-I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është shprehur se nuk ka ftuar askënd që ta mbështesë në sallën e gjyqit. Në një prononcim për mediat, ai tha se i falenderon të gjithë ata që kanë shkuar ta mbështesin politikisht. 

"Nuk e kam ndjekur dhe nuk kam bërë ftesa sepse nuk kam qenë në dasmë, unë nuk ftoj njeri dhe nuk përjashtoj njeri. Gjithsecili e ndjen vetë përgjegjësinë për të ardhur dhe për të treguar mbështetjen politike. Unë falenderoj këdo për çdo rast,"- tha Salianji. 

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll