Politike

SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën e Kryemadhin, në 'filtër' dhe 8 të tjerë

SPAK ka hapur hetimin ndaj akuzave për fshehje pasurie, korrupsion si dhe pastrim parash.    

4 Korrik 2022, 17:09 Nga I.A
SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën e Kryemadhin, në
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka regjistruar kallëzimin e depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Mësohet se SPAK ka hapur hetimin ndaj akuzave për fshehje pasurie, korrupsion si dhe pastrim parash.    

Në këtë kallëzim penal janë të përfshinë Presidenti Meta, Kryemadhi, deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Sipas Valterit, të gjithë këta persona kanë krijuar një skemë për pastrimin e parave që rrjedhin nga korrupsioni si dhe vjedhja e pasurive publike. 

Në materialin e dorëzuar pranë SPAK thuhet se Meta, Kryemadhi, Vasili si dhe Panariti në vitin 2016 kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takimet në SHBA. Po ashtu, bëhet me dije se po në atë vit LSI-ja ka deklaruar 11 720 552 lekë të shpenzuara për këshillim, ndërsa ka deklaruar rreth 250 mijë dollarë donacione nga persona që janë në pamundësi financiare. 

Lidhur me padinë e parë të depozituar më 7 qershor, ish-deputeti Halit Valteri shkoi në SPAK për presidentin Meta pas lajmeve të publikuara nga mediat austriake për një afere 700 mijë dollarëve. Vetë Valteri shprehet se është kontaktuar nga një gazetar i huaj, i cili i ka vënë në dispozicion dokumentet e nevojshme që faktojnë aferën për të cilën Meta u vu nën akuzë.

spak ilir meta monika kryemadhi muharrem berisha iris zajmi elena gace

Sondazh

Poll