Politike

VD-A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot përpjetë, respektoj vendimin

Në Apel, ai tha se shpreson se do të dalë i pafajshëm.

4 Korrik 2022, 14:30 Nga F.M
VD-A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se nëse Apeli do të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta respektonte atë. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Salianji tha se Fatmir Xhafaj ka pasur ndikim në gjykatën e shkallës së parë dhe ndaj është dhënë ai vendim. Në Apel, ai tha se shpreson se do të dalë i pafajshëm.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Nëse ngelet në fuqi vendi i shkallës së parë, do ta zbatoni?

Po çfarë do bëj? Do hidhem përpjetë, sigurisht që do ta pranoj, s’kemi se çfarë të bëjmë. Në atë kohë ka pasur ndikim Xhafaj sepse ishte ‘babai i reformës’, por çështja do të shkojë në të gjitha instancat gjyqësore. Unë detyrën time si politikan kam bërë, për të mbrojtur interesin publik, denoncim publik kam bërë. Shpresoj për një vendim për pafajësi.

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll