Politike

VIDEO/ "S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua

Deputeti i PD-së këmbënguli dhe i tha Denajt se kishte nevojë për kohën e tij pasi nuk i kishte pyetjet me shkrim në celular.

4 Korrik 2022, 17:09 Nga F.M
VIDEO/ "S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është përplasur me bashkëkryetaren e Komisionin e Posaçmë për Reformën Territoriale. Mziu po fliste për bashkitë, ndërsa Denaj i kërkoi që të ndërpriste fjalën dhe të kalonte tek pyetjet. Por, deputeti i PD-së këmbënguli dhe i tha Denajt se kishte nevojë për kohën e tij pasi nuk i kishte pyetjet me shkrim në celular.

Pjesë nga debati:

Xhelal Mziu: Këlcyra, Memaliaj, Miloti, Mamurrasi e Velipoja, pra, kemi patur një…mos…po lërë më tashi

Anila Denaj: Në frymë të diskutimit nuk mund të vazhdojmë

Xhelal Mziu: Po se’e ke tagërin për të ndërhyrë për çdo gjë ti…

Anila Denaj: Po e kam, sepse kemi nevojë për pyete dhe jo komente. Nëse bashkëkryetarja që ka rënë dakort me mua nuk ndërhyn. Vendos unë….

Xhelal Mziu: Nuk vendos as ti dhe as bashkëkryetarja

Anila Denaj: Sot s’do bëjmë politikë, por pyetje

Xhelal Mziu: Ore nuk i marr nga telefoni unë siç i bën ti

Anila Denaj: Po të vijë puna për kompetenca nuk është ky vendi ku mund të krahasohemi bashkë.

Xhelal Mziu: Mbarova

Anila Denaj: Flisni me edukatë ju lutem se keni disa herë që…

Xhelal Mziu: Po ty s’të bëri përshtypje se çfarë foli kolegu. Se çfarë foli kolegu dhe jo….

Anila Denaj: Të lutem shumë …

anila denaj reforma territoriale xhelal mziu

Sondazh

Poll