Politike

VD-E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda sallës së gjyqit, 10 deputetë futen brenda

Në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. 

4 Korrik 2022, 14:23 Nga F.M

 

VD-E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda
Deputetët e PD me Salianjin

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka pasur tëgjithë kolegët në mbështetje të tij në sallën e gjyqit. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se pranishëm në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. 

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

 

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll