Politike

VD-Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të gjitha provat

Ai tha se ka bërë ankimimin dhe e ka dorëzuar me të gjitha dokumentet e nevojshme. 

4 Korrik 2022, 14:21 Nga F.M
VD-Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se për shkak të reformës gjyqësore e kolapsit, nuk gjen dot drejtësi në vendin tonë. Pas shtyrjes së seancës gjyqësore, ai tha se ka bërë ankimimin dhe e ka dorëzuar me të gjitha dokumentet e nevojshme. 

"Unë kam bërë denoncim publik. Për shkak të gjithë kolapsit që ndodhet sistemi papo për ahrtën gjyqësore është e vështirë që të merret vendimi. Ankimimi është dorëzuar i plotë, kam paraqitur prova kryesisht për publikun për të paraqitur para publikut. Unë kam bërë një denoncim për një të dënuar në Itali që në Shqipëri jetonte i lirë sepse kishte mbrojtjen e të vëllait,"- tha Salianji. 

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll