Politike

VD-KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e bej unë! (Pyet sekretariatin)

Grida Duma kërkoi informacion te sekretariati se si është e mundur kjo gjë, pasi hedhjen në votim duhet ta bëjë vetëm ajo. 

27 Qershor 2022, 13:10 Nga A.B
VD-KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e
Komision

TIRANË- Në Komisionin e Shëndetësisë, u krijua kaos. Nënkryetarja e Komisionit, Anila Denaj kërkoi nga secili që të hedhë në votim shtyrjen e komisionit. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të kryetares së komisionit, Grida Dumës. Ajo kërkoi informacion te sekretariati se si është e mundur kjo gjë, pasi hedhjen në votim duhet ta bëjë vetëm ajo. 

Grida Duma: Kush është fars këtu? Personale mund ta keni ju që jeni ministre, unë s'kam asgjë personale. 

Anila Denaj: Kërkojmë shtyrje

Grida Duma: 200 ditë po të duash. Nëse ju kaloni me ose pa pushim...

Anila Denaj: Do do vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. Propozuat shtyrje, hidhet në votim. Kush është për shtyrje? Nuk shtyhet.

Grida Duma: Kush e hodhi në propozim? (pyet sekretariatin). Ca kujtoni se ajo që është e dukshme nuk shihet. Hedhjen në votim e bëj unë, për sa kohë që nuk e bëj unë nuk hidhet. Nuk ka hedhje në votim. Duam informacion.

Ilir Bejtja: Po nuk ka informacion tjetër.

grida duma

Sondazh

Poll