Politike

VD-Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Duma deklaroi se në rast se maxhoranca ka marrë urdhër që të bëjë zhurmë, mbledhja nuk do të vijojë më tej. 

27 Qershor 2022, 11:48 Nga A.B
VD-Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron
Grida Duma

TIRANË- Drejtuesja e Komisionit të çështjeve sociale, Grida Duma paralajmëroi se do të mbyllë mbledhjen. Ky paralajmërim u bë duke thënë se në rast se maxhoranca ka marrë urdhër që të bëjë zhurmë, mbledhja nuk do të vijojë më tej. 

DEBATI: 

Duma: Drejtoja atij këtë koment dhe thuaji të mos flasi për diktaturën e proletariartit. Do ta drejtoj ashtu siç mendoj. E di që keni ardhur në radhë dhe ju e respektoni dhe respektoni dhe urdhrin. Profesionalisht ajo që dua të di është kjo. Po e ulni ju pagesën kur e keni nisur me çmim më të lartë dhe janë ulur çmimet e betonit në treg? Se çfarë diktature e keni treguar ju. Jeni autokracia e mjerimit. Do bllokohet mbledhja.

Zv/ministri: Ky është qëllimi?

Duma: Po. Në qoftë se ju kanë dhënë urdhër të bëni zhurmë do bllokohet mbledhja.

grida duma

Sondazh

Poll