Politike

VD-Sherr tek 'Siguria Kombëtare', Peleshi: Zjarre do kemi! I kthehet Xhaferaj: Të kemi helikopterë në punë

Në nisje të Komisionit, deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj ka kërkuar që ministri të paraqesë kapacitete për shuarjen e zjarrit, duke bërë që niste një përplasje me ministrin Peleshi.

27 Qershor 2022, 11:59 Nga k.m.

VD-Sherr tek 'Siguria Kombëtare', Peleshi: Zjarre do kemi! I

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur nga opozita në Komisionin e Sigurisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre për situatën e zjarreve që pritet se do përballemi këtë verë. Në nisje të Komisionit, deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj ka kërkuar që ministri të paraqesë kapacitete për shuarjen e zjarrit, duke bërë që niste një përplasje me ministrin Peleshi. Ministri Peleshi i tha opozitës se nëse pretendojnë se s’do ketë asnjë zjarr, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Këtu nisi dhe sherri.

PJESË NGA BISEDA: 

Niko Peleshi: Tani nëse pretendohet se nuk do të ketë asnjë zjarr në të gjithë territorin.

Xhaferaj: Nuk pretendoj që të mos kemi zjarr, por të kemi një helikopter në punë.

Peleshi: Kërkoj ndjesë nëse tingëlloi ironike. Më lëni ta përfundoj. Ne kemi pasur vetëm një zjarr në Sazan dhe zoti Xhaferaj bën sikur është bërë nami. Unë uroj që jo, por do kemi shumë zjarre para, se ka verë të nxehtë para. Nuk kam eksperiencë të jashtëzakonshme, në të gjithë këto sektorë jam marrë me emergjencat. Përballja nuk është çështje që zgjidhet vetëm. Por përsëri nuk dua t'i largohem përgjegjësisë. Duhet ta luftojmë mentalitetin që zjarrin e shuan forca e armatosur me helikopter. është e pamundur, edhe sikur të kishim buxhetin e Greqisë, apo dhe Turqisë. Na duhet që të bëjmë reagimin zinxhir. Në Karaburun bëhej 3 orë ngjitje, ç'mund të merrje me vete? Një lopatë do merrej.

niko peleshi komisioni i sigurise 27 qershor 2022

Sondazh

Poll