Politike

VD-Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta, ajo dhuron gjak

Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga dhurimi vullnetar për fëmijët talasemikë

27 Qershor 2022, 12:09 Nga A.B
VD-Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta,
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama bashkë me punonjësit e Kryeministrisë kanë dhuruar gjak. Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga dhurimi vullnetar për fëmijët talasemikë dhe për ata pacientë të cilët kanë nevojë. 

'Sa herë ma ke pirë gjakun? Çdo herë e kemi bërë'- i thotë Rama punonjëses, e më pas vijon duke thënë se dhurimi i gjakut i bën mirë organizmit. 

'Të majtën kemi ne, e majta jep gjak'- thotë me batutë kreu i qeverisë në momentin që i kërkohet t'i bëhet injeksioni. 

'Me punonjësit e Kryeministrisë, si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut. Miq, Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tonë'-shkruan Rama në Facebook. 

 

edi rama rama dhuron gjak

Sondazh

Poll