Politike

Pyetjet e Salianjit, Peleshi: Zjarri tek ishulli i Sazanit, s'mund të privatizohet. E gjitha konspiracion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu përgjigj Ervin Salianjit, duke i konsideruar konspirative.

27 Qershor 2022, 12:53 Nga k.m.

Pyetjet e Salianjit, Peleshi: Zjarri tek ishulli i Sazanit, s'mund të

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se nuk ka asnjë plan për privatizimin e ishullit të Sazanit. Në fjalën e tij, gjatë Komisionit të Sigurisë, Peleshi iu përgjigj Ervin Salianjit, duke i konsideruar konspirative.

Nuk thashë që nuk ia vlen të ketë helikopter. Do kemi edhe më shumë. Dy vijnë vitin tjetër, kemi dhe bërë dhe pagesat. Nuk e thashë që nuk ia vlen që të kemi helikopter. Unë thashë që nuk ia vlen të kemi avionë për shuarjen e flakëve, ky është mendimi im. Bëni llogaritjet. Nuk u ankova, duhet ta sqaroj këtë. E sqaroj për publikun dhe për ju. Agjensia e Mbrojtjes Civile nuk supozohet që t'i ketë të gjitha kapacitetet vetë. Bën koordinimin. Thatë që nuk kishte asnjë reagim vjet për zjarret dhe se duhet të jap llogari. Pse nuk pati asnjë reagim? Kjo nuk është e vërtetë, ka pasur reagim shembullor. Më pyetët helikopterin në Itali, është e parkuar tek kompania, nuk paguajmë. Brenda pak muajsh do të kemi 4 helikoptër "Black Hoëk". Pyetët për ishullin e Sazanit, nuk kemi asnjë kërkesë për privatizimin e bazës, nuk mund që të privatizohet. Nuk ka kërkesë, nuk ka indicje, nuk ka lidhje zjarri me konspiracion,”-tha Peleshi.

niko peleshi komisioni i sigurise 27 qershor 2022

Sondazh

Poll