Politike

VD-“Ju s’menaxhoni dot dy mikrofonë”/ Salianji ironizon ministrin Peleshi: Na jepni dhe ne nga një lopatë

Në fund, Salianji e mbylli me pyetjen, nëse këtë verë do i përballojmë zjarret.

27 Qershor 2022, 12:25 Nga k.m.
VD-“Ju s’menaxhoni dot dy mikrofonë”/ Salianji ironizon
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka replikuar me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në lidhje me menaxhimin e situatës së zjarreve në vendin tonë. Në fjalën e tij, Salianji ironizoi aksionin e shuarjeve të flakëve në vend. Po ashtu, deputeti reshtoi disa pyetje për ministrin, duke nisur nga funksioni i chaterit, largimit nga punave të pilotëve dhe të dhënat për privatizimin e ishullit të Sazanit. Në fund, Salianji e mbylli me pyetjen, nëse këtë verë do i përballojmë zjarret.

"Imagjino si menaxhoni zjarret ju kur nuk menaxhoni dot dy mikrofona këtu. Ju nuk duhet të flisni këtu me një modesti si të jeni edukatore, thatë pak më parë se nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të madhe. Unë dua të pyes sa është kosto për një orë fluturimi. A ia vlen që të ketë kryeministri një charter me salltanete. Me charter  personal që kushtojnë thuajse miliona euro në vit. Ju thoni ka kosto helikopteri atëherë pse na duhet ministri se edhe ai ka kosto. Na kërkoni ndihmë thoni hajde na jepni edhe ne nga një lopatë dhe të vijmë të fikim zjarre. Edhe zjarrfikësve, helikopter jo. Po ç'keni? Punonjës që t'i merrni votat? Pak më parë thatë që s'kemi këtë, s'kemi atë. A ndjen përgjegjësi se ata ushtarë kanë rrezikuar jetën? Nëse po jepni dorëheqjen dhe ikni se vjen një tjetër. Folët për mosmarrëveshjen me Cougarin në Itali, kush paguan taksat dhe vendin e parkimit? Thatë në fillim mos të pretendojmë që të kufizojmë zjarret se nuk e kemi këtë, nuk e pretendojmë as ne. Ne pretendojmë që të ketë shtet. T'i dalë në ballë situatës. Të dalim të gjithë bashkë po deshe, kushdo që vendos zjarre të qëllimshme, të vendoset para përgjegjësisë penale. Por ju duhet të garantoni përgjigjen në kohë rekord. Nuk mbahet shtëpia me mjet borxh, se gjithsecili ka problemet e veta me zjarret. A kemi kapacitet ne që të përballojmë verën që po vjen? Do të jemi prapë këtu, nuk do të ketë përgjegjësi morale, por penale po u përsërit gjithçka,"-tha Salianji.

ervin salianji komisioni i sigurise 27 qershor 2022

Sondazh

Poll