Politike

Akti normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit, Vasili: Kjo punë vjen erë

Vasili u shpreh se ky akt sipas tij nuk mund të thuhet se mbron vendet e punës.

27 Qershor 2022, 13:07 Nga A.B
Akti normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit, Vasili:
Komisioni

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë, është shqyrtuar akti normativ për kompensimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij nënkryetari i LSI Petrit Vasili, u shpreh se ky akt sipas tij nuk mund të thuhet se mbron vendet e punës.

“Ne duhet të tregohemi të përgjegjshëm. Duhet të tregohet sa është numri i kontratave dhe sa është efekti financiar. Nuk mund të themi që akti mbron vendet e punës. Ka kontrata që nuk kanë bërë asnjë punë dhe pyetja qëndron a e kanë ditur këtë histori këta? Pra nëse kemi këto lloj histori këtu pastaj vjen erë. Tani e fundit, ne e dimë që kontratat shtrihen në vite, nuk janë të parët. Në ç’raport janë me pjesën tjetër të biznesit. Paketa të mëdha mbështetëse kaq bujare për biznesin nuk ka, për individin jo e jo.”- tha Vasili.

petrit vasili

Sondazh

Poll