Politike

VD-Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Duma deklaroi se 8-të nga kompanitë e rindërtimit kanë pronarë të inkriminuar sips BIRN.

27 Qershor 2022, 12:27 Nga A.B
VD-Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën
Komisioni

TIRANË- Kryetarja e komisionit të punëve publike, Grida Duma, deklaroi gjatë fjalës së saj se 8-të nga kompanitë e rindërtimit kanë pronarë të inkriminuar sips BIRN. Kjo deklaratë u bë në kuadër të diskutimit për aktin normativ për rimbursimin e kompanive të punëve publike. Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja deklaroi se nuk ka informacion mbi atë që Duma tha.

DEBATI:

Grida Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ dhe a do të ketë rritje pagash? Sa i përket çështjeve sociale është rritur energjia , nafta , përse ka një paketë vetëm për tenderat e rindërtimit dhe jo për qytetarët. Ndaj një tjetër shqetësim, sipas BIRN tetë nga kompanitë që kanë përfituar tendera në prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar. Pa avantazhoni njerëz me rekorde kriminale? Duam fatura financiare

Ilir Bejtja: Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ. Ky akt normativ i referohet vetëm materiale që janë pesha bazë në kontrata publike dhe ndërmarrjeve publike me më tepër se 51 % kapital publik. Sa i përket inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje Prokurorisë. Nuk i kam këto informacion.

Grida Duma: Ua them unë, janë tetë pronare në hetim.

Ilir Bejtja: Nuk kam informacion. Nuk kemi nga prokuroria apo SPAK që tetë prej këtyre kompanive janë me pronar të inkriminuar

grida duma

Sondazh

Poll